Ndërlidhjet

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte


Një serb i Kosovës është arrestuar nën dyshimet se gjatë luftës së vitit 1999 ka kryer krime lufte.

Pjesëtarët e SHPK-së në Vushtri kanë arrestuar Dejan Tomiqin, punëtor në komunën e Vushtrrisë.

Sipas zëdhënësit të SHPK-së për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, Tomiq është arrestuar në bazë të një padie të Gjykatës së Qrakut të Mitrovicës.

Ai do mbahet në paraburgim për 72 orë.

XS
SM
MD
LG