Ndërlidhjet

Bush inkurajon ekonominë amerikane


Presidenti amerikan George Bush ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të rrisin besimin në ekonomi, meqë sic ka thënë ai qeveria është duke punuar në qetësimin e krizës financiare.

"Ajo që populli amerikan duhet të dijë është se qeveria amerikane po punon. Ne do të vazhdojmë që të zgjidhim krizën dhe të rivendosim stabilitetin në tregjet tona. Ne jemi komb prosperues me burime të pafund dhe me një masë të madhe të mjeteve në dispozicon. Po i përdorim këto mjete në mënyrë agresive", ka thënë Bush.

Presidenti Bush ka thënë se shqetësimet kanë bërë që tregjet gjithandej të bien.

"Ankthi ushqen ankthin dhe nuk lejon që të shihet ajo, që po bëhet për të zgjidhur problemin. Qeveria federale ka një strategji gjithëpërfshirëse dhe mjete të nevojshme për të adresuar sfidat e ekonomisë sonë. Bashkëqytetarë, ne mund ta zgjidhim këtë krizë dhe do ta zgjidhim", ka thënë Bush, duke vënë në pah se problemt ne sistemin financiar nuk janë të izoluara vetëm në SHBA.

Ai ka thënë se SHBA po punon ngushtë me partnerët gjithandej në botë që veprimet të jenë të koordinuara dhe efektive.
XS
SM
MD
LG