Ndërlidhjet

13 të vdekur nga një sulm në Irak


Zyrtarët irakianë thanë se një veturë bombë ka lënë të vdekur 13 persona në një treg në një zonë shiite në jug të Bagdadit.

Të paktën 27 persona janë plagosur.

Policia tha se vetura shpërtheu në zonën kryesore tregtare në Abu Dshir, një pjesë shiite fqinje me Dora-n e banuar me shumicë sunite dhe ish-strehë e kryengritësve.

Në mesin e viktimave ka edhe gra dhe fëmijë.
XS
SM
MD
LG