Ndërlidhjet

Shkupi refuzon propozimin për emër


Presidenti Branko Cërvenkovski ka hedhur poshtë pakon e fundit të ofruar nga ndërmjetësi Metju Nimic për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Këtë e ka bërë të ditur pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin Nikolla Dimitrov i cili e njohu më detajisht kreun e shtetit rreth pakos së fundit të ndërmjetësit Nimic.

"Vlerësimet e para janë se pa ndryshime serioze kjo pako idesh nuk mund të paraqesë bazë për negociatat e mëtejshme dhe për kapërcimin përfundimtar të problemit" thuhet në njoftimin e Presidencës.

Me qëllim, ndërtimin e një qëndrimi unik, presidenti Cërvenkovski ka thirrur për javën e ardhshme, një takim të krerëve shtetëror për të biseduar rreth kësaj çështje.

Qeveria dhe kryeministri Gruevski për momentin ende nuk janë shprehur rreth propozimit të fundit të ndërmjetësit Nimic.

Jo zyrtarisht bëhet fjalë për propozimin "Republika Veriore e Maqedonisë" dhe kontestuese për palën maqedonase mbeten emërimi i gjuhës dhe kombit maqedonas.
XS
SM
MD
LG