Ndërlidhjet

SHBA: Plan për shpëtimin e institucioneve globale


Krerët e financave të shtatë vendeve më të industrializuara të botës kanë premtuar se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të luftuar krizën globale ekonomike.

Në një tjetër zhvillim Uashingtoni po harton plane për të blerë një pjesë të vlerës së aksioneve të institucioneve financiare ndërkombëtare, në mënyrë që t'i shpëtojë ato nga humbjet e mëdha.

Kjo është hera e parë që një masë e tillë merret nga qeveria amerikane që nga viti 1930, koha e "depresionit të madh".
Edhe në mbyllje të së premtes bursat në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara vazhduan të bien.

Çmimi i naftës në tregun botëror ka njohur nivelet më të ulëta në vitin e fundit.
XS
SM
MD
LG