Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: U bisedua për krizën financiare


Presidenti amerikan George Bush dhe ministrat e financave të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, janë takuar për bisedime lidhur me krizën financiare globale. Ky takim, i organizuar herët në mëngjes në Shtëpinë e Bardhë, u bë pasi ministrat e financave të G-7 u pajtuan mbrëmë që të përdorin të gjitha mjetet ekzistuese për t'i mbështetur bankat kryesore dhe për ta parandaluar dështimin e tyre.

Presidenti Bush, i shoqëruar nga ministrat e finanacve të G-7, u tha reporterëve në Shtëpinë e Bardhë se të gjitha vendet e përfaqësuara në këtë takim, do të vazhdojnë përpjekjet e fuqishme që ekonomitë e tyre t'i kthejnë në rrugën e stabilitetit dhe të rritjes afatgjatë:

- Ne e kuptojmë se trazirat në tregjet financiare i prekin të gjithë qytetarët tanë. Shtetasit me të drejtë janë të shqetësuar për këtë krizë. Prandaj e kuptojmë se duke u marrë me këtë krizë financiare, ne realisht u ndihmojmë njerëzve që të jenë në gjendje të kenë të ardhme më të mirë. Në Amerikë, është me rëndësi për shtetasit tonë, ta kenë kuptuar se ajo që e prek Wall Street-in i prek edhe të tjerët. Të gjithë ne e kuptojmë se kjo është krizë serioze globale dhe kërkon përgjigjje serioze globale për të mirën e popullit,
tha presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG