Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Të sulmohen baronët e drogës


Ministrat e mbrojtjes së NATO-s i kanë autorizuar trupat e tyre në Afganistan për t'i sulmuar baronët e drogës, që fajësohen se kryengritësve talibanë u japin nga 100 milionë dollarë në vit.

Zëdhënësi i NATO-s, James Apathurai tha se ky vendim nga ministrat e mbrojtjes në samitin në Budapest, u lejon trupave nën udhëheqjen e aleancës, që të veprojnë së bashku me qeverinë e Afganistanit kundër "kapaciteteve dhe të lehtësuesve të mbështetjes së kryengritjes".

Shtetet e Bashkuara kanë bërë presion që 50 mijë trupat e NATO-s të luftojnë kundër mbështetësve të talibanëve, sulmet e të cilëve kanë hedhur dyshim në perspektivën e fitores ushtarake perëndimore në Afganistan.
XS
SM
MD
LG