Ndërlidhjet

SHBA: Pheniani është pajtuar të bashkëpunojë


Shtetet e Bashkuara sot njoftuan se Koreja Veriore është pajtuar me të gjitha kërkesat amerikane për inspektime bërthamore. Ky zhvillim do t'i mundësojë Uashingtonit që Phenianin ta largoj nga lista e saj e sponsorizuesve të terrorizmit.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack, tha se sipas marrëveshjes së re, Pheniani do t'i lejojë ekspertët atomikë që të kenë qasje të plotë në kapacitetet e deklaruara bërthamore të Koresë Veriore dhe në ato të padeklaruara mbi bazën e pëlqimit të të dy palëve.

Zëdhënësi McCormack tha se Koreja Veriore do ta vazhdojë çmontimin e kapaciteteve të saj atomike.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Christopher Hill, javën e kaluar e vizitoi Phenianin dhe ndihmoi në arritjen e marrëveshjes.

Më herët, Koreja Veriore e njoftoi Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore se po përgatitej për ta ndalur procesin e çmontimit të reaktorit të saj kryesor dhe se nuk do të lejojë inspektimin ndërkombëtar të kapaciteteve atomike.
XS
SM
MD
LG