Ndërlidhjet

Lavrov hedh poshtë kritikat e Francës


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka hedhur poshtë kritikat franceze se Rusia nuk e ka zbatuar plotësisht marrëveshjen e armëpushimit në Gjeorgji.

Të premten, ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner tha se trupat ruse është dashur të largohen edhe nga Akhalgori, pjesë e kontestuar në rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Por Lavrov, gjatë një vizite në Gjermani, ku u takua me homologun Frank-Walter Steinmeier, tha se Akhalgori ndodhet brenda kufijve të Osetisë së Jugut, kështu që trupat ruse nuk kanë nevojë të tërhiqen prej atje.

Lavrov gjithashtu tha se Moska dëshiron që përfaqësuesit e rajoneve separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë të marrin pjesë në bisedimet ndërkombëtare në Gjenevë, të cilat do të mbahen me pjesëmarrjen e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
XS
SM
MD
LG