Ndërlidhjet

Liderët e eurozonës bisedojnë për krizën


Liderët e 15 vendeve që përdorin euron do të mbajnë sot një takim të jashtëzakonshëm në kryeqytetin e Francës, Paris, në përpjekje për të arritur dakordim mbi përgjigjen e përbashkët ndaj krizës finansiare globale.

Deri tash, vendet evropiane reaguan individualisht në saje të kushteve finansiare të çdo vendi të veçantë.

Samiti i javës së kaluar me liderët e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë nuk rezultoi me një plan të përbashkët për t'u përballur me turbullirat ekonomike.
XS
SM
MD
LG