Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten 40 militantë talebanë


Zyrtarët afganë thanë se të paktën 40 kryengritës talebanë janë vrarë pasi kishin sulmuar forcat afgane të sigurisë në jug të vendit.

Zyrtarët thanë se militantët patën sulmuar një bazë të forcave të sigurisë në paralagjet e Lashkar Gah, kryeqytet i provincës Helmand.

Luftimet kanë filluar në mesnatë dhe kanë zgjatur rreth tri orë, përfshirë dhe sulmet ajrore nga forcat e NATO-s.

Nuk ka verifikim nga burime të pavarura për bilancin e militantëve të vrarë, e as për pohimet e forcave afgane se nuk kanë pësuar humbje.
XS
SM
MD
LG