Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Lideri reformator garon për president


Lideri i reformuar iranian Mehdi Karoubi ka thënë se do të garojë për president në zgjedhjet e ardhshme, për të sfiduar kështu presidendin konservativ Mahmoud Ahmadinejad.

Karoubi, një klerik, që ishte dhe kryetar parlamenti, ka thënë në një konferencë për gazetarë se do të garojë në zgjedhjet e qershorit të 2009-tës.

Karoubi, lider i Partisë së Besimit Kombëtar, ka thënë se Irani duhet të jetë i gatshëm të bisedojë me armiqtë, veçanërisht me SHBA-të.

Ahmedinejad pritet që të garojë sërish, por ende nuk e ka bërë publike kandidaturën.
XS
SM
MD
LG