Ndërlidhjet

McKiernan: NATO s'po humb luftën afgane


Komandanti i trupave ndërkombëtare në Afganistan, gjenerali amerikan David McKiernan tha se NATO nuk është duke humbur luftën kundër talebanëve në Afganistan, por sipas tij nuk ka mjaft trupa për të ofruar siguri të mjaftueshme për popullin.

McKiernan tha se gatishmëria e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar për të dërguar trupa mbetet e lartë.

Ai ka thënë se nevojiten deri në 15 mijë trupa shtesë, për të kryer punën në mënyrë të duhur.

Javën e kaluar, një gjeneral britanik tha se NATO nuk mund ta fitojë luftën në Afganistan.
XS
SM
MD
LG