Ndërlidhjet

Irak: Kërkohet mbrojta e të krishterëve


Kryeministri irakian Nuri-al-Maliki ka premtuar se do të mbrojë të krishterët në veri të Irakut, pas një vale të të sulmeve, të cilat bënë që qindra familje të lëshojnë shtëpitë.

Al-Maliki ka premtuar "veprim të menjëhershëm" për të mbrojtur të krishterët në Mosul dhe ka urdhëruar një hetim mbi sulmet nga kryengritësit e dyshuar sunitë, në të cilat të paktën 11 persona u vranë.

Rreth një mijë policë janë dislokuar që të mbrojnë distriktet e krishtera dhe kishat e qytetit.

Më herët në Vatikan, Papa Benedikti XVI apeloi për t'i dhënë fund dhunës.
XS
SM
MD
LG