Ndërlidhjet

Mal i Zi: Protestë kundër njohjes së Kosovës


Partitë opozitare në Mal të Zi do organizojnë nesër protestë në Podgoricë kundër vendimit të qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës.

Përmes protestës do i kërkohet qeverisë që ta tërheqë këtë vendim, që sipas përfaqësuesve të këtyre partive nuk mbështetet në vullnetin e qytetarëve.

Por, dejtori politik i Partisë Social-Demokrate Predrag Sekulic, ka thënë se opozita nuk ka mandat të qytetarëve të kërkojë çfarëdo qoftë.

"Pushteti nuk merret e as humbet në rrugë. Opozita nuk ka mandat të qytetarëve të Malit të Zi që të kërkojë çfarëdo qoftë", i ka thënë Sekuliq agjencisë së lajmeve MINA.
XS
SM
MD
LG