Ndërlidhjet

logo-print

Nesër grevë e punëtorëve shëndetësorë


Punonjësit e shëndetësisë në Kosovë nesër do të fillojnë një grevë të pëgjithshme për të kërkuar rritjen e pagave.

Sindikata e Shendetësisë ka bërë të ditur se greva që do fillojë në orën 7 të mëngjesit do mbahet në të gjitha instiucionet publike shëndetësore në Kosovë dhe do zgjasë 24 orë.

Gjatë grevës do trajtohen vetëm rastet urgjente.

Sindikata kërkon rritjen e pagave pë 50 për qind, kërkon që Kuvendi të miratojë ligjin për punën dhe sigurimin shëndetësor si dhe beneficione tjera gjatë orarit të punës.
XS
SM
MD
LG