Ndërlidhjet

logo-print

Liderët evropianë bëjnë gati planin për krizën


Liderët evropianë janë duke mbajtur bisedime të jashtëzakonshme në përpjekje për të arritur marrëveshje për një përgjigje të përbashkët ndaj krizës financiare.

Takimi i 15 vendeve, që përdorin euro vjen pasi që FMN paralajmëroi për një zgjerim të krizës financiare.

Sipas një projekt-deklarate të cituar nga AFP, shtetet e BE-së do të garantojnë kreditë ndërmjet bankave për më shumë se 5 vjet, në mënyrë që të funksionojë sërish tregu i ngrirë i kredive.

Samiti i javës së kaluar me liderët e Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë nuk rezultoi me një plan të përbashkët për t'u përballur me turbullirat ekonomike.
XS
SM
MD
LG