Ndërlidhjet

logo-print

Obama udhëheq kundër senatorit McCain


Kandidati demokrat për president amerikan, Barack Obama, po udhëheq kundër kandidatit republikan, John McCain, me katër pikë në hulumtimet e fundit të opinionit, sipas Reuters, C-Span dhe Zogby.

Duke e pranuar se hulumtimet e opinionit tregojnë se senatori demokrat Obama ka përparësi, senatori republikan McCain u tha punonjësve të fushatës së tij se beson se ai ende ka gjasë për të fituar kundër rivalit Barack Obama, në zgjedhjet e 4 nëntorit.

Ai po ashtu theksoi se planifikon të dalë fitues kundër Obamës në debatin e tretë dhe të fundit televiziv, që mbahet të mërkurën.
XS
SM
MD
LG