Ndërlidhjet

logo-print

Al-Maliki: Britanikët të largohen nga Iraku


Kryeminsitri irakian, Nuri al-Maliki, tha se është koha që trupat luftarake britanike të largohen nga Iraku, pasi për to më nuk ka nevojë në ruajtjen e sigurisë në jug të këtij vendi.

Megjithatë, ai i tha së përditshmen londineze, Times, se ende mund të ketë nevojë për përvojën e trupave të Britanisë në stërvitjen e forcave irakiane dhe për disa çështje teknologjike.

Sipas kryeministrit irakian, tash fokusimi duhet të jetë në ndërtimin e bizneseve britanike në Irak dhe në krijimin e lidhjeve miqësore.

Aktualisht, Britania ka afro 4100 ushtarë në Irak.
XS
SM
MD
LG