Ndërlidhjet

Roqen: Njohja e Kosovës – interes për Malin e Zi


Ministri i Jashtëm, Milan Roqen, deklaroi se vendimi i Malit të Zi për njohjen e Kosovës, duhet të kuptohet në kontekst të dëshirës së Podgoricës që të jetë pjesë e partneritetit evropian, pasi në këtë mënyrë më së miri mbrohen interesat shtetërore dhe kombëtare.

Ai më tutje i tha televizionit "In" se Evropa dëshiron t'i mbyllë të gjitha çështjet që e kanë ngarkuar Ballkanin gjatë dy dekadave të fundit.

Nga ana tjetër, një pjesë e opozitës në Mal të Zi, për sot, ka paralajmëruar protestë kundër vendimit për njohjen e Kosovës. Thuhet se në protestë do të kërkohet tërheqja e këtij vendimi ose që për këtë çështje të vendoset në referendum.
XS
SM
MD
LG