Ndërlidhjet

Eurozonë: Ndihma masive për bankat


Qeveritë në Evropë po marrin masa për të rritur besimin tek sistemi financiar përmes një plani shpëtimi për bankat, që ka një vlerë prej miliarda dollarësh.

Britania do të investojë deri në 37 miliardë paund në bankat kryesore britanike, sasi kjo që është pjesë e fondit prej 500 miliardë paund për stabilizimin e sistemit financiar.

Gjermania dhe Franca do të bëjnë publike gjatë ditës planet për garancitë bankare. Vetëm paketa gjermane e ndihmës besohet se do arrijë në 470 miliardë euro.

Tregjet financiare në Azi dhe në Evropë kanë reaguar pozitivisht këtë fillimjavë.
XS
SM
MD
LG