Ndërlidhjet

Irak: OKB dënon sulmet ndaj të krishterëve


Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Irak ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj të krishterëve në veri të vendit. Si pasojë e një morrie sulmesh gjatë javëve të fundit qindra familje të krishtera janë detyruar të largohen.

Kryeministri Nuri al Maliki premtoi mbrojtjen e të krishterëve në Mosul dhe urdhëroi hetimin e sulmeve, që besohet se janë organizuar nga kryengritësit sunitë. Nga këto sulme 11 persona kanë mbetur të vdekur. Papa Benedikti i XVI-të ka bërë thirrje për qetësi.
XS
SM
MD
LG