Ndërlidhjet

BE shtyn vendimin rreth Rusisë


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së shtynë marrjen e vendimit lidhur me rifillimin e bisedimeve për partneritet me Rusinë.
Brukseli zyrtar i pezulloi bisedimet pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Gjeorgji, gushtin e kaluar.

Ministrat e jashtëm ishin të ndarë rreth faktit nëse Rusia e ka përmbushur marrëveshjen për armëpushim me Gjeorgjinë apo jo.
Një pjesë e përfaqësuesve të vendeve të BE-së thonë se tani që Moska i ka tërhequr trupat nga territoret e pakontestuara gjeorgjiane bisedimet duhet të rinisin.

Por kundërshtuesit e idesë pohojnë se Rusia i ka përmbushur vetëm pjesërisht detyrimet.

"Ata kanë bërë disa tërheqje trupash, kryesisht nga zona e përcaktuar si zonë sigurie. Aktualisht ka zona që rusët i mbajnë sot të pushtuara, por që nuk kishin hyrë më 7 gusht", tha shefi i diplomacisë suedeze Carl Bildt. Bildt kundërshton rifillimin e bisedimeve me Moskën.

Rusia do jetë sërish temë debati në takimin e mesjavës në Bruksel.

XS
SM
MD
LG