Ndërlidhjet

Sllovakia nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën


Ministri i Jashtëm sllovak Robert Fico tha se Serbia e ka përkrahjen e plotë të Sllovakisë në rrugën drejt BE-së dhe në procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"Në kushtet e tashme, nuk shoh përse Sllovakia të ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në pajtim me të drejtën ndërkombëtare,...nëse ka edhe një fije drejtësi, atë do të duhet ta konstatojë Gjykata Ndërkombëtare në Hagë", ka thënë Fico pas takimit me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG