Ndërlidhjet

Podgoricë: Protesta të dhunshme


Së paku 34 persona janë plagosur kur protestat e opozitës malazeze mbrëmjen e shkuar kaluan në dhunë. Në mesin e të plagosurve ishin 23 policë dhe 11 protestues. Policia njofton për arrestimin e 28 demonstruesve.

Opozita malazeze po protestonte kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Podgorica zyrtare.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri malazez Milo Gjukanoviç akuzoi Serbinë se synon ende të ndikojë në vendin e tij.
"Beogradi harron se tani ne jemi vend sovran që i merr vendimet sipas interesave të veta", tha Gjukanoviç.
XS
SM
MD
LG