Ndërlidhjet

Kundera: Nuk kam qenë spiun i komunizmit


Milan Kundera, shkrimtari çek që jeton prej dekadash në Francë, ka hedhur poshtë raportet se ai ka informuar policinë sekrete komuniste në kohën e Çekosllavakisë për një agjent të perëndimit.

Javorja çeke "Respekt" ka botuar një dokument ku thuhet se Kundera në vitin 1950, atë botë student 20 vjeçar, ka denoncuar Mirosllav Dvoraçek, një pilot të ri që dezertoi e më pas u rikthye në Çekosllovaki si agjent i shërbimeve perëndimore. Dvoraçek kreu 14 vjet burg.

Po për javoren "Respekt" Kundera tha se akuzat ishin gënjeshtra të pastra.

Libri më i njohur i Kunderës është "Lehtësia e papërballueshme e qënies".
XS
SM
MD
LG