Ndërlidhjet

Obama e McCain, kundërshtime rreth ekonomisë


Në SHBA vazhdon fushata presidenciale për zgjedhjet e 4 nëntorit. Ekonomia vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së të dy kandidatëve kryesorë.
Senatori John McCain, njëherësh kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme ka folur për zgjidhjet e tij në planin ekonomik në një tubim në Virxhinia.

"Nëse unë zgjidhem president nuk do të shpenzojë edhe një trilion dollarë më shumë nga paratë tuaja, veç atyre 700 miliardëve, siç propozon senatori Obama. Obama nuk mund të hspenzojë kaq shumë p ngritur taksat tuaja apo pa u zhytur edhe më tej në borxhe. Unë do bëj që qeveria të funksionojë brenda buxhetit të përcaktuar ashtu si jetoni ju, brenda buxhetit tuaj familjar", tha McCain.

Por rivali i tij, demokrati Obama nuk i ka kursyer kritikat.

"Fushata e John McCain-it ka thënë se "nëse flasim për ekonominë do të humbim2. Senatori McCain ndoshta është i shqetësuar se mos humb zgjedhjet, por unë jam i shqetësuar se mos ju humbisni vendet e punës. Jam i shqetësuarv për ju që të mos humbisni shtëpitë tuaja. Ju nuk mund t'i mbijetoni edh ekatë vjetë të tjera të politikave ekonomike të dështuara, që i japin gjithnjë e më shumë milionerëve dhe miliarderëve. E kemi parë ku na ka çuar një politikë e tillë dhe nuk do kthehemi pas, është koha të ndërrojmë faqe", tha senatori Obama para mbështetësve të tij në Ohajo.

Nesër në Nju Jork dy kandidatët do përballen në debatin e tretë dhe të fundit televiziv.
XS
SM
MD
LG