Ndërlidhjet

Turkmenistani ka rezervat më të mëdha të gazit?


Mediat e Turkmenistanit thanë se ekspertët kanë konfirmuar se fusha e gasit Iolotan-Osman është në mesin e 5 më të mëdhave në botë.

Gjetjet janë bërë nga kompania e pavarur britanike Gaffney, Cline & Associates.

Turkmenistani shumë nga gazin e tij natyror ia shet Rusisë.

Ky shtet dëshiron të furnizojë edhe Kinën, Pakistanin dhe Indinë, por i është dashur konfirmim për rezervat e gazit para se të nisë me projekte të reja.

GCA nuk ka mundur të kontaktohet për të konfirmuar raportin e cituar nga mediat turkmenistane.

Turkmenistani më herët ka vlerësuar se rezervat e tij të gazit janë më të mëdha sesa tregojnë hulumtimet e ekspertëve.
XS
SM
MD
LG