Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Rritet numri i të infektuarve me HIV


Mediat iraniane thanë se numri i personave të infektuar me virusin HIV, që e shkakton SIDA-n ka arritur në 18, 320- një rritje prej 30 për qind nga shifrat e vitit 2007.

Një raport i Ministrisë së Shëndetësisë, i cituar nga televizoni shtetëror thotë se rreth 2 mijë e 800 persona kanë vdekur nga sëmundja.

Nuk është e qartë se kur kanë vdekur këta persona.

Përdorimi intravenoz i drogës mbetet ende shkaku kryesor i infektimit më 80. 8 për qind.

Zyrtarët vlerësojnë se Irani ka dy milionë përdorues droge në një popullsi prej më shumë se 71 milionë.
XS
SM
MD
LG