Ndërlidhjet

logo-print

Mitrovicë: Protestë kundër njohjes nga Mali i Zi


Nën organizimin e disa organizatave në veri të qytetit të Mitrovicës, disa qytetarë serbë kanë mbajtur një tubim në shenjë kundërshtimi me njohjen që Mali i Zi i ka bërë Kosovës.

Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë në Podgoricë që ta tërheqë vendimin për njohjen e shtetit të Kosovës.

Protestuesit kanë shfrytëzuar fjalor të ashpër dhe e kanë cilësuar kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviq, si "tradhtarin më të madh të popullit serb".

Duke mbajtur në duar parulla me mbishkrime të ndryshme, protestuesit kanë marshuar deri në urën qendrore mbi lumin Ibër, prej nga edhe janë shpërndarë.
XS
SM
MD
LG