Ndërlidhjet

Benelux njeh pasaportat e Kosovës


Që nga nesër (15 tetor) vendet e Beneluksit njohin pasaportat e Kosovës, ka bërë të ditur Zyra Belge në Prishtinë.

Njohja e përbashkët nga Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu përfshin të gjitha llojet e pasaportave të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Në një komunikatë për media, Zyra Belge njofton se që nga muaji gusht ka pranuar aplikacionet e vizave që kishin bazë pasaportat e Kosovës, por deri më tani vizat janë lëshuar në një aneks të ndarë " si deklaratë për vizë".

Që nga 15 tetori, thuhet në komunikatë, Zyra Belge në Prishtinë, që përfaqëson edhe Luksemburgun do t'i vendosë vizat e këtyre dy shteteve edhe në pasaportën e Kosovës.

Për të aplikuar për marrjen e vizës holandeze sikurse edhe me parë duhet aplikuar në ambasadën e Holandës në Shkup.

Zyra Belge në Prishtinë njofton se bashke me Ministrinë e Jashtme të Kosovës janë pajtuar që të shpejtojnë procedurat e dhënies së vizave për zyrarët kosovarë që udhëtojnë për në Bruksel me ftesë të BE-së apo NATO-s.
XS
SM
MD
LG