Ndërlidhjet

logo-print

Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i parë arab që e njeh Kosovën. Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51.

"Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin se e njohin Kosovën si shtet të pavarur", ka njoftuar WAM, agjencia zyrtare e lajmeve në këtë shtet arab.

"Kjo lëvizje është në një linjë me përkrahjen për të drejtën legjitime të popullit për vetëvendosje", citon WAM, agjencia franceze e lajmeve(AFP).

Pesëdhjetë shtete, përfshirë shumicën e vendeve të BE-së dhe të SHBA-ve, e kanë njohur deri më tani Kosovën, e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleat i SHBA-ve dhe kanë një kontigjent në forcën ndërkombëtare të NATO-s të vendosur në Kosovë, që nga viti 1999.

Me këtë njohje numri i shteteve që pranojnë pavarësinë rritet në 51.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen vendi i tretë që e njeh Kosovën pas Malit të Zi dhe Maqedonisë, që kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi pro nismës serbe për ta dërguar çështjen e Kosovës në GJND.

Kjo Gjykatë tha të premten se ka marrë kërkesën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që të pronocohet mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG