Ndërlidhjet

KB: Kriza finansiare thellon krizën e ushqimit


Kombet e Bashkuara paralajmëruan se kriza globale finansiare mund ta thellojë krizën botërore të ushqimit.

Jacques Diouf, kreu i Organizatës Botërore për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), tha se kërcënimi nga recesioni mund t'i shytjë qeveritë të ndërpresin ndihmat për vendet në zhvillim apo të ndërmarrin masa protekcioniste.

Diouf tha se mund të shfaqet një krizë tjetër e ushqimit, megjithëse të korrat janë rekorde, ashtu siç edhe pritej.

Rreth 36 vende të botës ende kanë nevojë për ndihma nga jashtë si pasojë e dështimit të të lashtave, konfliktit apo çmimeve të larta.
XS
SM
MD
LG