Ndërlidhjet

Bush: Stabilizimi i sistemit bankar merr kohë


Ekonomia amerikane ende përballet me telashe, pavarësisht planit të fundit të shpëtimit të qeverisë.

Wall Street sërish ka shënuar rënie të aksioneve.

Presidenti amerikan George Bush ka risiguruar amerikanët se ekonomia do stabilizohet, por ai ka thënë se duhet kohë dhe ka kërkuar durim derisa plani të japë frytet në stabilizimin e sistemit bankar.


"Këto janë masa të jashtëzakonshme, s'ka dyshim për këtë. Por, ato ato janë të domosdoshme. Besoj se në plan afatgjat, kjo ekonomi do rimarrë veten", ka thënë presidenti Bush para një takimi me ndihmësit kryesorë të tij, për të diskutuar krizën globale financiare.
XS
SM
MD
LG