Ndërlidhjet

Azerbejxhani mbajti zgjedhjet presidenciale


Azerbejxhani mbajti zgjedhjet presidenciale, të cilat është e sigurt se do t'i japin një mandat të dytë Ilham Alievit.

Ai është përballë me gjashtë kandidatë, por pritet të fitojë lehtë, meqë gjashtë parti kryesore opozitare kanë bojkotuar zgejdhjet.

Opozita ka thënë se kufizimi i demokracisë dhe i lirisë së mediave e ka bërë pjesëmarrjen të pavlerë.

Opozita ka akuzuar BE-në dhe SHBA-në se ka dështuar të bëjë presion mbi Azerbejxhanin për reformat në favor të stabilitetit dhe sigurisë energjetike.

OSBE ka dërguar 400 monitorues në zgjedhje. Qendrat e votimit janë mbyllur, ndërsa rezultatet zyrtare priten të enjten.
XS
SM
MD
LG