Ndërlidhjet

Maqedoni: Konfiskohet sasi e madhe heroine


Policia e Maqedonisë ka konfiskuar heroinë në vlerë prej 700 mijë eurosh afër kufirit me Greqinë.

Droga ishte paketuar në 69 pako të futura në një kamion që bartte material ndërtimor nga Stambolli, thuhet në një deklaratë për media të autoriteteve të Maqedonisë.

Konfiskimi është bërë në qytetin kufitar Bogorodicë pasi që droga është detektuar gjatë skenimit.

Maqedonia është një pikë hyrëse përmes së cilës kontrabandohet droga në BE.
XS
SM
MD
LG