Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon rënia e bursave në Azi


Akcionet në bursat e Japonisë kanë rënë dukshëm nga frika e recesionit global, përkundër përpjekjeve të qeverisë që t'i ringjallë bankat. Indeksi japonez Nikkei shënoi rënie për 9 %.

Kjo ndodhi pasi të mërkurën indeksi Dow Jones shënoi humbjen më të madhe që nga tetori, 1987.

Kreu u Bankës Federale, Ben Bernanke paralajmëroi se ekonomia amerikane po përballet me "kërcënim të madh".

Në Nju Jork, çmimi i naftës ra nën 73 dollarë për fuçi, që është vlera më e ulët në 13 muajt e fundit.

Grupi G 8 i vendeve më të industrializuara të botës bëri thirrje për ndryshimin e sistemit rregullator të bankave, dhe njoftoi se deri nga fundi i vitit do të mbahet një samit për krizën.
XS
SM
MD
LG