Ndërlidhjet

logo-print

Përballja e fundit e McCain dhe Obama


Në Shtetet e Bashkuara, kandidatët presidencialë, demokrati Barack Obama dher Republikani John McCain e zhvilluan debatin e tretë dhe të fundit presidencial.

Temë kryesore e diskutimeve ishte ekonomia. Obama tha se ekonomia e vendit përballet me sfida afatgjata.

"Ne kemi disa sfida afatgjata ekonomike, me të cilat duhet të përballemi. Do të duhet ta ndreqim politikën e energjisë, e cila pasurinë tonë e çon jashtë, do duhet ta ndreqim sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të investojmë në sistemin e edukimit, që çdo i ri të mund të jetë në gjendje të mësojë", tha Obama.
McCain tha se rritja e vlerave të rrënuara të shtëpive është kyçe për zgjidhjen e krizës aktuale.

"Jam i bindur se duhet ta kthejmë prapa rënien e vazhdueshme në pronësinë e shtëpive, në mënyrë që njerëzit të mos kenë më vetëm shpresën, por edhe bindjen se mund të mbeten në shtëpitë e vet, dhe ta kuptojnë ëndërrën amerikane se ajo vlerë do të rritet", tha McCain.

Që të dy kandidatët e kritikuan njëri tjetrin për fushatë "negative".
XS
SM
MD
LG