Ndërlidhjet

Protesta në 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës


Ish të persekutuarit dhe të burgosurit politikë të Shqipërisë po përkujtojnë sot me protesta 100 vjetorin e lindjes së diktatorit komunist Enver Hoxha.

Ata kanë protestuar para Parlamentit, dhe Qeverisë duke kërkuar miratimin sa më parë të ligjit të hapjes së dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit, dhe dëmshpërblimit financiar të kohës së burgut dhe persekutimit politik.

Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar si monstruoze dhe antikombëtare festimet që përfaqësuesit e ish nomenklaturës komuniste kanë organizuar me këtë rast.

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së diktatorit janë promovuar dhe botime të veçanta që ndër të tjera nxjerrin në dritë lidhjet e fshehta të Hoxhës me klanet jugosllave gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG