Ndërlidhjet

BE, SHBA: Samit global për krizën financiare


Bashkimi Evropian dhe liderët amerikanë do takohen këtë fundjavë për të diskutuar planet për një samit global mbi reformimin e sistemit financiar ndërkombëtar.

Njoftimi erdhi në konferencën përmbyllëse për gazetarë pas takimit dy-ditësh të liderëve evropainë në Bruksel.

Presidenti i Francës Nicholas Sarkozy, tha se të gjithë 27 vendet anëtare kanë mbështetur planin e shpëtimit të bankave të propozuar nga blloku.

Sarkozy kërkoi veprime të bashkërenduara për të ndaluar ngadalësimin e ekonomisë, por kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker, që kryeson grupin e shteteve të eurozoëns, tha se nuk ka ndonjë plan të BE-së për rritjen ekonomike.

Liderët e BE-së i mbeten besnikë cakut dhe afatit kohor të planeve të tyre për të luftuar ndryshimet klimatike, pavarësisht disa kundërshtimeve se plani tani do kushtojë shumë. Luftimi i ndryshimeve klimatike, ishte menduar fillimisht të jetë në fokus të samitit.
XS
SM
MD
LG