Ndërlidhjet

Mal i Zi: Mbesin nën arrest 51 persona


Policia malaziase ka njoftuar sot se ka arrestuar edhe një person nën dyshimin se ka kryer vepër penale të sjelljes së dhunshme gjatë protestave kundër njohjes së Kosovës, të cilat përfunduan me dhunë.

Policia deri tash ka arrestuar 51 persona, nga të cilët, 13 nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të sjelljes së dhunshme dhe 28 nën dyshimin se kanë shkelur ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike.

Dhjetë persona janë liruar pas bisedës informative.

Gjatë përleshjeve me policinë janë lënduar 26 policë dhe 11 protestues, ka njoftuar policia.
XS
SM
MD
LG