Ndërlidhjet

'Sulmet ajrore' vrasin civilë afganë


Raportet thonë se të paktën 18 civilë janë vrarë në një sulm ajror në provincën jugore Helmand të Afganistanit.

Sulmet raportohet të kenë ndodhur në një fshat të qarkut Nad Ali.

Në mesin e viktimave thuhet të ketë edhe gra dhe fëmijë.

BBC ka raportuar se misioni i NATO-së po e heton incidentin.

Në zhvillime tjera, një polic afgan e ka qëlluar për vdekje një ushtar amerikan në porvincën lindore të Paktikas.

Polici është vrarë, po ashtu.

Është ky incidenti i dytë në Afganistan, i cili ka rritur shqetëismet se militantët janë infiltruar në forcën policore të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG