Ndërlidhjet

Washington Post mbështet Obaman


Duke e quajtur senatorin Barack Obama si "njeriun e duhur për momente të rrezikshme", gazeta Washington Post ka mbështetur sot kandidatin demokrat për president të SHBA-ve.

"Procesi i nominimit këtë vit prodhoi dy talentë të jashtëzakonshëm dhe kandidatë të kualifikuar presidencialë", shrkuan Post duke shtuar se janë pak figura publike, për të cilat Post me vite i ka respektuar më shumë sesa senatorin republikan John McCain.

"Akoma, pa mëdyshje ne e mbështesim Obaman për president", shkruan gazeta.

Gazeta ka kritikuar McCain për fushatë zhgënjyese dhe zgjedhje të papërgjegjshme të bashkëgarueses- guvernatores Sarah Palin.

Uashington Psost ka shfaqur rezvera për përvojën e paktë të Obamas në politikat nacionale.

"Por, po ashtu kemi shpresa të mëdha", shkruan Washington Post.
XS
SM
MD
LG