Ndërlidhjet

David Richards në krye të Armatës Britanike


Një gjeneral, që favorizon dërgimin e më shumë trupave për të luftuar talebanët në Afganistan është emëruar në krye të Armatës Britanike.

Gjenerali David Richards, ish- komandant i misionit të NATO-së në Afganistan (ISAF) do të jetë shef i shtabit të përgjithshëm i forcave britanike.

Ai aktualisht është komandant i trupave tokësore të Britanisë.

Sipas mediave britanike, Richard mendon se në Afganistan duhen edhe 30 mijë trupa shtesë për të luftuar kryengritësit talebanë.
XS
SM
MD
LG