Ndërlidhjet

Kermabon: Fanatikët në veri pengojnë EULEX-in


Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Yves de Kermabon ka thënë se "nuk është shumë larg" marrëveshja me Beogradin për vendosjen e misionit EULEX, por ka shtuar se ende ka rezerva në këtë drejtim.

Gjenerali francez ka thënë se vendosja e EULEX-it në veri të Kosovës është edhe në interesin e Serbisë, por ka shtuar se kundërshtimin për këtë para së gjithash e nxit "një numër fanatikësh në veri, të cilët ende kontrollojnë një pjesë të popullsisë".

Nëse autoritetet serbe duan që ta "ndalin trafikimin dhe korrupsionin në veri të Kosovës, duhet që të heqin nga qafa këto fanatikë", ka thënë Kermabon.
XS
SM
MD
LG