Ndërlidhjet

SHBA: Hiqen vizat hyrëse për 7 shtete


Presidenti amerikan George Bush sot ka shpallur se shtetasit e Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Estonisë dhe të Koresë së Jugut, pas një muaji do të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza.

Bush e bëri këtë shpallje në një takim në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorët e këtyre vendeve.

Me këto vende, arrin në 34 lista e shteteve për të cilat vlen regjimi i lehtësuar i vizave.

Gjashtë shtetet tjera, Bullgaria, Qiproja, Greqia, Malta, Polonia dhe Rumania do të përfshihen në programin më vonë.
XS
SM
MD
LG