Ndërlidhjet

Feith: Shenja hapje brenda pakicës serbe


"Shqetësimi kryesor, që është njëherësh dhe sfida më e madhe ka të bëjë me përfshirjen e bashkësisë serbe në të ardhmen e Kosovës. Duhet të sigurojmë se ka një mirëkuptim të të gjitha palëve në rrugën për të ecur përpara", ka deklaruar përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith.

Në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve, Feith ka thënë se "qeveria ka krijuar kornizën ligjore për një shoqëri shumëetnike në Kosovë".
Duke analizuar shkaqet e mosbashkëpunimit të pakicës serbe Feith ka shtuar se "bashkësia serbe e Kosovës shikon nga Beogradi për udhërrëfim". Përfaqësuesi më i lartë evropian në Kosovë i bën thirrje Beogradit "të ecë përpara dhe të bashkëpunojë me BE-në" në mënyrë që "të ndihmojmë në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit në rajon".

Feith pohon se vihet re rritje e lirisë së mendimit brenda pakicës serbe duke thënë se "ka më shumë hapje, vullnet për të parë drejt së ardhmes e gatishmëri për të biseduar me ne. Shpresojmë se në të ardhmen do ketë gatishmëri për të diskutuar edhe me përfaqësuesit e institucioneve qëndrore të Kosovës".
Duke folur për detyrimet e qeverisë së Kosovës Feith thekson se është koha që të kalohet në zbatimin e ligjeve të miratuara.

Feith e cilësoi Kosovën si "faza finale e shpërbërjes së ish Jugosllavisë". "Shpresojmë që të shohim pjesë të Ballkanit Perëndimor të ecin së bashku përpara dhe kjo mund të ketë një fund i lumtur", tha Feith.

XS
SM
MD
LG