Ndërlidhjet

Austri: U varros Joerg Haider


Afro 25 mijë vetë dhe shumë politikanë ishin mbledhur sot për ceremoninë e varrimit të politikanit të ndjerë të së djathtës, Joerg Haider.

Në mesin e atyre që merrnin pjesë në varrim në qytetin Klagenfurt, ishin dhe presidenti dhe kancelari i Austrisë.

Qyteti Klagenfurt është në provincën Carinthia, guvernator i së cilës ishte i ndjeri Haider.

Para një jave, Joerg Haider, humbi jetën në aksidentin automobilistik.

Ai ishte një figurë kundërthënëse politike, retorika anti imigruese dhe anti BE, e të cilit e ndau Austrinë. Por ai ishte edhe lider karizmatik, që krahun e djathtë politik në Austri e udhëhoqi drejt disa suksesve në zgjedhje prej viteve të 80-ta.
XS
SM
MD
LG