Ndërlidhjet

Ingusheti: U vranë dy ushtarë rusë


Agjencitë e lajmeve në Rusi kanë raportuar se dy ushtarë të Ministrisë së brendshme ruse janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur kur konvoji i tyre u sulmua me Republikën e Ingushetisë në Kaukazin Verior.

Sulmi dhe vrasja e ushtarëve është konfirmuar edhe nga autoritetet ruse.

Ingushetia, që është në kufi me Çeçeninë, ishte arenë e sulmeve të shpeshta kundër ushtarëve. Për këto sulme shpeshherë janë fajësuar militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG