Ndërlidhjet

logo-print

Guardian: “Shteti i Kosovës, i pashmangshëm - thotë laureati i Çmimit Nobel”


“Guardian”

Ish-presidenti finlandez, që e fitoi çmimin Nobel për Paqe, për ndërmjetësimin e tij në Kosovë dhe për konfliktet e tjera në mbarë botën, Martti Ahtisaari, tha se Serbia nuk do të ketë opsion tjetër, por ta njohë shtetin e ri ballkanik.

Në intervistën për gazetën, Martti Ahtisaari, 71vjeçar, tha se nuk është e rëndësishme që Kosova deri tash është pranuar vetëm nga 51 shtete, nga 192 sa janë sot në botë.

Kjo është më pak e rëndësishme kur të kihet parasysh mundësia ekonomike e vendeve që e njohën Kosovën, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve të Evropës Perëndimore.

"Me të vërtetë nuk është e rëndësishme nëse Paraguai nuk e ka njohur", tha Ahtisaari.

"Më tepër se 65% e të pasurve të botës e ka pranuar Kosovën. Kjo ka rëndësi", tha Martti Ahtisaari.

Ai kishte dërguar mesazhe private te të gjitha palët, menjëherë pasi e kishte marrë rolin e ndërmjetësuesit, se largimi i Kosovës nga Serbia ishte i paevitueshëm.

"Në dritën e asaj që kishte ndodhur në Kosovë, kthimi i Kosovës nën Serbi nuk ishte opsion i qëndrueshëm", tha Ahtisaari dhe shtoi se "prej marsit të vitit 2006, askush nuk duhet të kishte iluzion se çfarë do të ishte plani im".

Zoti Ahtisaari i hodhi poshtë paralelet e Kosovës me Gjeorgjinë, duke thënë se "ne e bëmë Kosovën brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara. Në Gjeorgji as nuk kishte përpjekje".

Sipas Ahtisaarit, "ju nuk mund të bëheni vend i pavarur dhe të bëni çfarë të doni, edhe nëse ju jeni Rusia".
XS
SM
MD
LG